Botë

Gratë lidere tregohen më të suksesshme në menaxhimin e krizës me koronavirus

Gratë lidere tregohen më të suksesshme në menaxhimin e krizës me koronavirus

Më 1 prill, kryeministrja e Sint Maarten iu adresua 45 mijë qytetarëve të vet. Rastet me koronavirus po rriteshin dhe Silveria Jacobs e dinte që shteti i vogël, që pret 500 mijë turistë në vit, ishte në rrezik të madh: kishte vetëm dy shtretër në Njësitin e kujdesit intensiv.

Jacobs nuk deshi të impononte izolimin e masat strikte, por dëshironte të mirëmbahej rregulli për distancë fizike. “Thjesht mos lëvizni”, ka thënë ajo. “Nëse s’keni bukë në shtëpi, hani grimcime”.