Botë

Deri në një miliard njerëz mund të infektohen me koronavirus

 

Një miliard njerëz mund të infektohen me koronavirusin në botë nëse vendeve që mund të preken lehtë nuk u jepet ndihmë urgjente, ka paralajmëruar një organizatë humanitare.

“Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit” (IRC) ka thënë se ndihma financiare dhe humanitare është e nevojshme për të ngadalësuar shpërndarjen e koronavirusit në botë.