Botë

Shkon në 81 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Shkon në 81 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten për katër viktima të reja nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Në Klinikën Infektive në Shkup kanë vdekur dy pacientë nga Prilepi, një grua e moshës 55-vjeçare dhe një burrë 84-vjeçar. Në Prilep, në shtëpinë e saj ka vdekur edhe një e moshuar e moshës 69-vjeçare, e cila ka qenë e infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.