Botë

Një roje dyqani në SHBA u vra pasi i tha një gruaje të vendosë maskën

Një roje dyqani në SHBA u vra pasi i tha një gruaje të vendosë maskën

Një roje sigurie, i cili ishte duke punuar në “Michigan Family Dollar” është vrarë në fundjavë pas një fjalosje me një konsumatore, të cilës i kishte thënë se duhet të vendosë maskë para se të futet brenda për të blerë gjëra ushqimore, njofton BuzzFeedNews.

Sipas raportit të policisë, incidenti filloi kur roja e sigurisë, Calvin Munerlyn, i tha vajzës së Sharmel Teaguet, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, se duhet të vendosë maskë për t’u futur në dyqanin në Michigan. Përderisa vajza është kthyer te vetura e familjes, nëna e saj, Teague, e cila ka qenë me maskë, ka filluar t’i bërtasë rojës. Prokurori ka thënë që pastaj Munerlyn, i ka thënë një arkëtari që të mos e shërbejë nënën e vajzës.

Policia ka thënë se kamerat e sigurisë në dyqan, tregojnë se pas fjalosjes, nëna është futur në veturë dhe është larguar nga vendi për t’u kthyer 20 minuta më vonë. Këtë herë, sipas raportit të policisë, babai i vajzës, vëllai i saj dhe ajo, kanë dal nga vetura. Babai i vajzës, Larry Teague, iu ka afruar rojës së sigurisë, Calvinit dhe ka filluar t’i bërtasë me arsyetimin se ai nuk i ka respektuar femrat e familjes e tij.