Botë

Nis mësimi në qytetin Wuhan, prej një muaji asnjë rast i ri me koronavirus

Nis mësimi në qytetin Wuhan, prej një muaji asnjë rast i ri me koronavirus

Në provincën e Hubeit, prej 32 ditësh nuk raportohet asnjë rast i ri me koronavirus dhe për këtë arsye jeta në këtë zonë është duke u kthyer në normalitet të plotë.

Edhe pse konsiderohet si epiqendra e përhapjes së koronavirusit, në qytetin Wuhan nisi sot dhe procesi mësimor, nën masa të forta sigurie dhe protokoll të qartë higjiene dhe distancimi social.