Botë

Pa Amerikën Gjermania zor se do të ishte shtet demokratik

Pa Amerikën Gjermania zor se do të ishte shtet demokratik
Historiani Heinrich August Winkler dekorohet nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue në Berlin

Si u bëmë këta që jemi: historiani gjerman Heinrich August Winkler mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Gjermanisë

Heinrich August Winkler është 81-vjeçar dhe njëri prej historianëve më të mëdhenj gjermanë. Veprat e tij mbi historinë e Gjermanisë konsiderohen si monumentale. Winkler është profesor i emerituar i Universitetit Humboldt në Berlin. Së fundi ai ka botuar librin “Vlera dhe fuqi. Një histori e botës perëndimore” (shtëpia botuese C. H. Beck). Në gusht pritet të botohet vepra e tij e radhës: “Si u bëmë këta që jemi. Një histori e shkurtër e gjermanëve”.

Në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, Heinrich August Winkler, flet për të kaluarën e Gjermanisë, të tashmen - dhe të ardhmen. Në vijim një përmbledhje e mendimeve të tij më interesante, plotësuar me shpjegime për lexuesin shqiptar.