Botë

Deputetët serbë përleshen mes vete

 

Lideri i “Dveri” në Serbi, Boshko Obradoviq dhe deputetë të kësaj lëvizje kanë shkaktuar tollovi të madhe para parlamentit të Serbisë, pasi gjatë protestës së sotme, kanë sulmuar edhe ministrat dhe deputetët e partisë në pushtet, njoftoi Nova.rs.

Para se të niste tollovia, Obradoviq kërcënoi ministrin e Shëndetësisë së Serbisë, Zoran Lonçar, se “do të shkojë në burg”.