Botë

Trump: Koronavirusi do të kalojë pa vaksinë

Trump: Koronavirusi do të kalojë pa vaksinë
Foto: Getty Images

Pa e ofruar asnjë lloj dëshmie apo mbështetje shkencore, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të premten se koronavirusi që po plandos botën “do të zhduket pa vaksinë”, por se mund të ketë “disa shpërthime kah viti i ardhshëm”.

Megjithëkëtë, ai gjatë një takimi me bashkëpartiakët e tij republikanë ka thënë se shpërthimi nuk mund të ndodhë para vjeshtës apo mbase vitit të ardhshëm.