Botë

Vaksina eksperimentale për COVID-19 e Modernas po tregon shenja premtuese në fazën testuese

Vaksina eksperimentale për COVID-19 e Modernas po tregon shenja premtuese në fazën testuese

Moderna INC ka njoftuar të hënën se vaksina eksperimentale për COVID-19 është duke treguar shenja premtuese në fazën e hershme të testimit dhe po shikon të shtyjë vaksinën në fazën e avancuar testuese në korrik.

Vaksina eksperimentale mund të prodhojë antitrupa që e neutralizojnë koronavirusin e ri. Niveli i antitrupave është i ngjashëm me ato të mostrave të gjakut të njerëzve që janë shëruar nga COVID-19, sipas studimeve fillestare të bëra nga Instituti Nacional i Shëndetësisë. Pjesëmarrësve në prova i janë dhënë tri doza të ndryshme të vaksinës.