Botë

Presidenti i Kinës përkrah hetimet për COVID-19 vetëm pasi virusi të futet nën kontroll

Presidenti i Kinës përkrah hetimet për COVID-19 vetëm pasi virusi të futet nën kontroll
Foto: Reuters

Kina e përkrah shqyrtimin gjithëpërfshirës të reagimit global ndaj pandemisë COVID-19 të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi të futet nën kontroll virusi i cili po shkakton këtë sëmundje, ka thënë presidenti Xi Jinping të hënën.

Komentet e presidentit Xi, të bëra gjatë një video-fjalimi drejtuar Asamblesë Botërore të Shëndetësisë të hënën, vijnë si rezultat i një rezolute të iniciuar nga Bashkimi Evropian dhe Australia, të cilët kanë bërë thirrje të rishikimit të origjinës dhe përhapjes së koronavirusit, rezolutë e cila po merr përkrahje ndërkombëtare.