Botë

27 vjet nga përqafimi i fundit i “Romeos dhe Xhulietes” nga Sarajeva

27 vjet nga përqafimi i fundit i “Romeos dhe Xhulietes” nga Sarajeva
Boshko Brkiq dhe e dashura e tij Admira Ismiq, u vranë teksa po përpiqeshin të iknin nga qyteti i rrethuar, Sarajevë

E hëna shënoi përvjetorin e 27-të vdekjes tragjike të “Romeos dhe Xhulietës” nga Sarajeva, serbit nga Bosnja Boshko Brkiq dhe të dashurës së tij myslimane Admira Ismiq, të cilët vdiqën së bashku gjersa po përpiqeshin të iknin nga qyteti i rrethuar për të nisur një jetë të re, diku ne paqe dhe pa ndarje etnike.

Ata u vranë nga një snajper më 18 maj të vitit 1993, duke vrapuar nëpër ‘tokën e askujt’ në vijën e parë të betejës, ku qyteti ndahej në dy pjesë, njëra anë ishte qendra e Sarajevës e mbajtur nga Qeveria, ndërsa pjesa tjetër ishte lagjja Grbavica që po mbahej nga serbët.