Botë

Rusia thotë se shumë pacientë me koronavirus kanë vdekur për shkaqe tjera, por disa nuk pajtohen me këtë

Rusia thotë se shumë pacientë me koronavirus kanë vdekur për shkaqe tjera, por disa nuk pajtohen me këtë
Foto: Reuters

Para se të vdiste në spital në Moskë më herët këtë muaj, Liubov Kashaeva 74-vjeçare, dy herë testoi pozitive për koronavirus. Mirëpo, vdekja e saj nuk i është atribuuar virusit. I është atribuuar kancerit, nga i cili vuante ajo, shkruan agjencia Reuters.

“Në certifikatën e vdekjes...thuhet se ajo ka vdekur nga tumori malinj”, ka thënë reja e Kashaevas, Daria Kornilova. “Koronavirusi nuk është përmendur në ndonjë vend”.