Botë

Fëmijët e përhapin më pak se të rriturit koronavirusin

Fëmijët e përhapin më pak se të rriturit koronavirusin
Foto: Reuters

Fëmijët mund të mos e përhapin koronavirusin aq sa të rriturit, kanë thënë dy epidemiologë të njohur të martën. Sipas tyre lajmi i keq është që imuniteti njerëzor mund të mos zgjatë aq shumë.

Në Evropë dhe SHBA njerëzit kanë nisur të kthehen në vendet e punës pas bllokimit që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e COVID – 19. Liderët botërorë tani po punojnë për të krijuar kushte që fëmijët dhe studentët të kthehen në shkolla e universitete.