Botë

Sot futet në fuqi ndalesa e cigareve me mentol brenda BE-së

Sot futet në fuqi ndalesa e cigareve me mentol brenda BE-së
Foto: EPA

Në shtetet e Bashkimit Evropian, sot është futur në fuqi ndalesa për cigaret që përmbajnë mentol, si masë për të parandaluar të rinjtë të fillojnë me duhanpirje, njoftojnë mediat e huaja.

Ndalesa për cigare të aromatizuara është futur në fuqi më 2016, por prodhimet me treg mbi 3 për qind, si cigaret me mentol, kanë gëzuar përjashtim deri më sot.