Botë

Shifra e të vdekurve në Rusi nga koronavirusi kalon tremijëshin

Shifra e të vdekurve në Rusi nga koronavirusi kalon tremijëshin

Numri zyrtar i të vdekurve në Rusi nga koronavirusi është rritur në 3099 të enjten, pasi janë raportuar 127 raste me fatalitet në 24 orët e fundit, shkruan agjencia Reuters.

Autoritetet ruse po ashtu kanë raportuar 8849 raste të reja me koronavirus, duke rritur shifrën totale në 317.554.