Botë

Sulmin në një bazë të Marinës Amerikane në Teksas FBI e cilëson terrorizëm

Sulmin në një bazë të Marinës Amerikane në Teksas FBI e cilëson terrorizëm

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara deklaroi se të shtënat në një bazë të marinës amerikane një ditë më parë në Teksas kanë lidhje me terrorizmin.

Nga të shtënat u plagos një pjesëtare e marinës, e cila po punonte në një pikë kontrolli të sigurisë. Edhe pse u plagos, ajo ishte në gjendje të aktivizonte një pengesë, duke e parandaluar personin e armatosur që të futej në bazë.