Botë

Sërish shifra të larta në SHBA, 1.255 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Sërish shifra të larta në SHBA, 1.255 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shifrat e reja ditore të vdekjeve nga koronavirusi në SHBA mbeten ende të larta. Në 24 orët e fundit në SHBA humbën jetën 1.255 persona, duke e çuar në 94,702 numrin total sipas Johns Hopkins University.

Por në krahasim me një ditë më parë ku ishin 1.561 të vdekur, shifrat janë ulur. Ndërsa të infektuar me koronavirus në vendin më të goditur nga pandemia janë 1,577,287 persona.