Botë

NATO diskuton për traktatin “Open Skies”, pasi SHBA-ja paralajmëroi tërheqjen

NATO diskuton për traktatin “Open Skies”, pasi SHBA-ja paralajmëroi tërheqjen

Përfaqësuesit e NATO-s do të diskutojnë të ardhmen e traktatit “Open Skies”, pasi që SHBA-ja lajmëroi se do të heqë dorë nga pakti i përbërë prej 35 shteteve, i cili lejon fluturimet e paarmatosura të vëzhgimit nëpër shtetet anëtare, raportoi Reuters.

Zyrtarët e lartë të administratës së presidentit Donald Trump, të cilët thonë se Rusia vazhdimisht ka shkelur kushtet e traktatit, kanë thënë se Washingtoni formalisht do të tërhiqet brenda gjashtë muajve nga Open Skies.