Botë

Një aeroplan me 107 persona në bord rrëzohet në Pakistan

Një aeroplan me 107 persona në bord rrëzohet në Pakistan
Foto: Reuters

Një aeroplan i kompanisë pakistaneze International Airlines, është rrëzuar në Karachi, pasi ishte nisur nga Lahore, raportoi BBC-ja të premten.

Aeroplani, për të cilin thuhet se ka pasur 99 pasagjerë dhe tetë pjesëtarë të ekuipazhit, po fluturonte nga Lahore në Aeroportin Ndërkombëtar Jinnah, njëri nga aeroportet më të frekuentuar të Pakistanit.