Sport

Finlanda synon rifillimin e futbollit dhe ringjalljen e euforisë së “Euro 2020”

Finlanda synon rifillimin e futbollit dhe ringjalljen e euforisë së “Euro 2020”

Futbolli në vitin 2019 ishte përrallor në Finlandë dhe kishte për synim të arrinte kulmin në sezonin e ri 2020. Përfaqësuesja e Finlandës në nëntor të vitit të kaluar u kualifikua për herë të parë në histori në një turne të madh.

Kështu që vendi, në qershor të këtij viti, për një muaj do të ishte i obsesionuar me “Euro 2020” për shkak se Finlanda do të paraqitej, shkruan AP, transmeton KOHA. Në fakt, do të ishte një tjetër komb nordik që do të debutonte në Evropian me ngjyrat bardh e kaltër, pasi Finlanda në Evropian do të futej e frymëzuar nga Islanda që arriti në çerekfinale të “Euro 2016”.