Botë

21 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

21 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258 teste të realizuara, 21 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 12 raste në Kumanovë tre, Shtip një dhe në Tetovë pesë raste.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve. Në Shkup janë regjistruar 7 raste të rikuperimit, në Kumanovë, Prilep dhe Veles nga dy raste, kurse në Gostivar, Kriva Pallankë, Pehçevë dhe Berovë nga një rast.