Botë

Mbi 4000 të vdekur në Suedi nga COVID-19

Mbi 4000 të vdekur në Suedi nga COVID-19
Foto: Reuters

Numri i të vdekurve në Suedi nga koronavirusi i ri ka kaluar shifrën e 4.000, është njoftuar të hënën nga Agjencia e Shëndetit Publik e Suedisë.

Të dhënat e publikuara në faqen kanë treguar se janë regjistruar 4029 të vdekur nga COVID-19 në përgjithësi, ndërsa 31 janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit. Po ashtu numri i të infektuarve është rritur për 384 në 24 orët e fundit, duke arritur shifrën totale në 33.843.