Botë

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19 në botë

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19 në botë
Foto: Reuters

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhdon të rritet, por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milionë e 590 mijë e 376, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 347 mijë e 915. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milionë e 366 mijë e 700 pacientë të shëruar.