Botë

Mjekja shtatzënë në vijën e frontit të luftës me COVID-19, në zonat e varfra të Los Angelesit

Mjekja shtatzënë në vijën e frontit të luftës me COVID-19, në zonat e varfra të Los Angelesit
Foto: Reuters

Pasi vendosi një pacient me koronavirus në respirator për ta ndihmuar që të marrë frymë, doktoresha Zafia Anklesaria po vërente se fëmija në barkun e saj nuk kishte shkelmuar gjatë procedurës së emergjencës, shkruan agjencia “Reuters”.

Vetëm pasi u kthye në zyrën e saj dhe hoqi pjesën më të madhe të pajisjeve mbrojtëse, fëmija filloi të shkelmonte.