Botë

Japonezët nisin “normalen e re” pas heqjes së gjendjes emergjente

Japonezët nisin “normalen e re” pas heqjes së gjendjes emergjente
Foto: Reuters

Një ditë pasi që Japonia përfundoi gjendjen emergjente, banorët e Tokios dolën në rrugë, me ndjenja çlirimi dhe frike, teksa po bëhen gati për “normalen e re” te jetesës me koronavirusin.

Kryeministri Shinzo Abe hoqi gjendjen emergjente nga kryeqyteti dhe katër prefektura tjera të hënën, duke shpallur fitore në betejën për ta mbajtur të ulët numrin e të infektuarve, që tashmë ka shkuar në 16.600, raporton Reuters.