Botë

78 të vdekur dhe 397 raste të reja me COVID-19 në Itali

78 të vdekur dhe 397 raste të reja me COVID-19 në Itali
Foto: Reuters

Në Itali janë regjistruar 78 të vdekur nga COVID-19 të martën, ndërkohë që një ditë më parë ishin 92 të vdekur.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se të martën është rritur numri i rasteve në krahasim me një ditë më parë. Të hënën ishin paraqitur 300 raste të reja me koronavirus, ndërsa të martën shifra arriti në 397.