Botë

Serbia nis hakmarrjen, ndalon aterrimin e aeroplanëve të Malit të Zi

Serbia nis hakmarrjen, ndalon aterrimin e aeroplanëve të Malit të Zi

Me vendim të drejtorisë për aviacion civil të Serbisë, aeroplanët e kompanisë nacionale të Malit të Zi, “Montenegro Airlines”, prej të mërkurës nuk kanë leje për të aterruar në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla”, kanë raportuar mediat serbe.

Ky vendim është kundërmasë e vendimit të autoriteteve malazeze që kufijtë e këtij vendi mos t’i hapë për qytetarët e Serbisë, për shkak të koronavirusit.