Botë

Kryeministri i Federatës së BeH mbahet në SIPA, bleu nga Kina ventilatorë pa cilësi

Kryeministri i Federatës së BeH mbahet në SIPA, bleu nga Kina ventilatorë pa cilësi

"Raporti ekspertizës gjeti se ventilatorët e blerë nuk plotësonin as karakteristikat minimale të nevojshme për trajtimin adekuat të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv, përfshirë pacientët me COVID-19", thuhet në deklaratë

Kryeministri i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novaliq, pas marrjes në pyetje për disa orë lidhur me furnizimin e 100 respiratorëve nga Kina për Federatën e BeH-së, është mbajtur në hapësirat e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), në Sarajevën Lindore.