Botë

Rusia brenda dy javëve do të testojë vaksinën për koronavirus

Rusia brenda dy javëve do të testojë vaksinën për koronavirus
Foto: Reuters

Shkencëtarët rusë planifikojnë nisjen e testimeve klinike të një vaksine kundër koronavirusit, ka thënë Ministri Shëndetësisë i Rusisë të shtunën, ndërsa u aprovua ilaçi i parë për koronavirusin në këtë shtet, raporton Reuters.

Rusia mban vendin e tretë në botë me numrin e infektimeve me koronavirus pas SHBA-së dhe Brazilit, dhe zyrtarët në Kremlin kanë thënë se shkencëtarët në këtë shtet janë duke punuar në afro 50 projekte të ndryshme për gjetjen e vaksinës.