Botë

113 të vdekur nga COVID-19 në Britani, 2 në Spanjë

113 të vdekur nga COVID-19 në Britani, 2 në Spanjë

Britania e Madhe ka regjistruar 113 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 38.489, ka njoftuar qeveria të dielën.

Ndërkohë në Spanjë numri i të vdekurve është rritur për dy në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 27.127. Janë regjistruar 96 raste të reja. Numri total i të infektuarve në Spanjë është 239.429.