Botë

Koronavirusi po e humb fuqinë, thotë një doktor italian

Koronavirusi po e humb fuqinë, thotë një doktor italian

Koronavirusi i ri është duke humbur fuqinë dhe është bërë më pak vdekjeprurës ka thënë një mjek në Itali të dielën.

“Në realitet, virusi klinikisht nuk ekziston më në Itali”, tha Alberto Zangrillo, drejtor i spitalit San Raffaele në Milan, i cili e ka mbajtur barrën e infeksionit të koronavirusit në Itali.