Botë

Koronavirusi shtyn zgjedhjet anembanë botës

Koronavirusi shtyn zgjedhjet anembanë botës
Foto: Reuters

Koronavirusi ka prekur jetën e përditshme anembanë botës, duke mos lënë vend pa e prekur. Në disa shtete, virusi ka krijuar kriza të thella politike, përderisa në disa shtete qeveritë kanë vendosur që t’u japin hapësirë më të madhe shkencëtarëve për t’i mbajtur të informuar qytetarët e tyre në kohën kur po merreshin masa për parandalimin e përhapjes së virusit me kurorë. Por derisa të zbulohet vaksina, shumë politikanë janë të shqetësuar se mund të ketë dalje masive e në turma të qytetarëve në hapësira publike për qëllime të ndryshme, duke sfiduar kështu shtetet që kishin planifikuar mbajtjen e zgjedhjeve sivjet. Megjithëse në disa shtete mund të shkohet me procesin elektoral, të tjerat si Polonia po e kanë të vështirë të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të sigurta kur të vendosen kutitë e votimit në ndërtesa të ndryshme publike.

Si rezultat i kësaj, shumë shtete i kanë shtyrë zgjedhjet ose i kanë anuluar nga frika se mund të vihet në rrezik shëndeti publik, por ka vende që procesi është frenuar për arsye e qëllime të pastra politike. Sipas një hulumtimi të Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Elektorale, së paku 56 shtete i kanë shtyrë zgjedhjet kombëtare ose rajonale për shkak të pandemisë së virusit. Më poshtë janë të gjitha shtetet që kanë shtyrë procesin e votimit, dhe implikimet nga vendimi për disa prej shteteve kyç anembanë botës.