Botë

Trumpi i quan “të dobët” guvernatorët, kërkon që ata të jenë më të vrazhdtë ndaj protestuesve

Trumpi i quan “të dobët” guvernatorët, kërkon që ata të jenë më të vrazhdtë ndaj protestuesve
Foto: Reuters

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka qortuar guvernatorët në SHBA dhe i ka quajtur “të dobët”, teksa u bërë thirrje që të autorizojnë taktika më të vrazhda për të ndalur protestat, të cilat janë ndezur përgjatë tërë shtetit për natën e gjashtë me radhë.

Të hënën mbrëma, gjatë një tele-konference, Trumpi iu ka thënë guvernatorëve: “Duhet të dominoni, nëse nuk dominoni, jeni duke humbur kohë. Ata do t’ju shkelin dhe do të dukeni si idiotë. Duhet të dominoni”.