Botë

Studiuesit parashikojnë shtim të konflikteve shkaku i koronavirusit

Foto: Reuters
 

Si pasojë e pandemisë COVID-19 dhuna dhe konfliktet në shumë rajone të botës mund të rriten. Ky është rezultat i një studimi të Institutit Ndërkombëtar për Ekonomi dhe Paqe (IEP) me seli në Sidney të Australisë. Pandemia dhe pasojat e saj ekonomike do të kenë një ndikim masiv në shoqëri thuhet në raportin "Global Peace Index 2020".

Sidomos vendet që janë të paqëndrueshme dhe karakterizohen nga tensione do të bien nën një presion edhe më të madh, për shkak të urisë dhe luftës për burimet e kufizuara, shkruajnë studiuesit. Ata i referohen veçanërisht Afrikës.