Botë

Zhduket nga burgu një rekrutues i ISIS-it

Zhduket nga burgu një rekrutues i ISIS-it

Një rekrutues i famshëm i të ashtuquajturit Shteti Islamik i cili ishte i lidhur me sulmet terroriste në Suedi, Rusi dhe Taxhikistan, është zhdukur nga një burg në veri të Sirisë, bëjnë të ditur disa persona të cilët ishin në dijeni se ai po mbahej në atë burg.

Parviz Saidrahmonov, 33 vjeç, nuk është parë në burgun e qytetit sirian Afrin për më shumë se një muaj, bën të ditur një grua nga Taxhikistani e cila gjithashtu tha se ajo ishte në të njëjtën qeli me gruan e Saidrahmonovit, transmeton rel.