Botë

Biden akuzon Trumpin se është dorëzuar në luftën me koronavirusin

Biden akuzon Trumpin se është dorëzuar në luftën me koronavirusin

Kandidati i Partisë Demokratike për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka akuzuar presidentin aktual Donald Trump se është “dorëzuar” para pandemisë dhe po dështon të rrijë i përgatitur për një valë të re që mund të rrezikojë rimëkëmbjen ekonomike.

“Populli amerikan ka sakrifikuar shumë për të luftuar këtë virus... mund të humbim progresin që kemi nisur ta bëjmë. Krejt kjo sepse ai ka humbur interesimin. Tani është i dorëzuar në këtë betejë”, ka thënë Biden.