Botë

Turizmi botëror pëson deri në 3.3 bilionë dollarë humbje shkaku i koronavirusit

Turizmi botëror pëson deri në 3.3 bilionë dollarë humbje shkaku i koronavirusit

Të hyrat nga turizmi në botë pritet të pësojnë rënie prej 3.3 bilionë dollarë për shkak të masave të izolimit nga koronavirusi, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që humbin më së shumti, sipas një publikimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të mërkurën.

Raporti “Covid-19 dhe turizmi” i lansuar në konferencën për Tregti dhe Zhvillim të OKB-së bazohet në tre skenarë për industrinë, me masat e izolimit që zgjasin katër muaj, tetë dhe 12.