Botë

Në Zvicër, karantinë për qytetarët që kthehen nga vendet me rrezik të lartë për COVID-19

Në Zvicër, karantinë për qytetarët që kthehen nga vendet me rrezik të lartë për COVID-19
Foto: Reuters

Personat që rikthehen në Zvicër nga vendet me rrezik të lartë për koronavirus do të karantinohen, ka njoftuar qeveria zvicerane të mërkurën, me shtetin që po përballet me një rritje të rasteve të reja.

Zyra Federale e Shëndetit Publik do të publikojë në mëngjesin e së enjtes listën e shteteve nga të cilat udhëtarët që rikthehen në Zvicër duhet të vetizolohen për dhjetë ditë, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset.