Botë

Presidencë në kohën e koronës

Presidencë në kohën e koronës

Gjashtë muaj kohë ka Kancelarja Angela Merkel për të negociuar kompromise në BE. Lufta kundër pasojave të pandemisë së Koronës ka përparësi. Një gjë është tashmë e qartë, kjo presidencë do të jetë një si asnjë tjetër.

Ndryshimi i presidencës së BE më 1 korrik normalisht nuk do të ishte ndonjë ngjarje e madhe. Që nga themelimi i Komunitetit në 1957, çdo gjashtë muaj kryesinë e BE-së, menaxhimin e takimeve, organizimin e rendit të ditës dhe avancimin e negociatave në të gjitha fushat e mundshme politike e merr përsipër një nga shtetet anëtare. Gjetja e kompromiseve dhe balancimi i të gjitha interesave është motoja e çdo presidencie. "Ndonjëherë me sukses, ndonjëherë me më pak sukses," thotë një diplomat me përvojë i BE.