Botë

Qindra elefantë të ngordhur në Botswana, s’dihet arsyeja

Qindra elefantë të ngordhur në Botswana, s’dihet arsyeja
Foto: AP

Ngordhja e “paprecedentë” e qindra elefantëve në Botswana dy muajt e fundit ende është një mister.

Doktor Nail McCann nga organizata National Park Rescue i Britanisë ka thënë se kolegët e tij në këtë shtet në jug të Afrikës kanë gjetur më shumë se 350 elefantë të ngordhur në Deltën Okavango që nga fillimi i muajit maj, shkruan BBC.