Botë

Rreth 600 ushtarë gjermanë nën hetime për lidhje me të djathtën ekstreme

Rreth 600 ushtarë gjermanë nën hetime për lidhje me të djathtën ekstreme
Foto: AP

Afro 600 ushtarë gjermanë janë duke u hetuar rreth lidhjeve me ekstremistë, ka thënë Christof Gramm, kreu i shërbimit sekret të ushtrisë, teksa është bërë e ditur për shpërbërjen e një njësiti elitar të ushtrisë, shkaku i lidhjeve me neonazistët.

Ekspertët thonë se problemi është i thellë dhe duhen bërë përpjekje më të mëdha për të zgjidhur problemet e racizmit dhe aktivitetit të së djathtës ekstreme brenda Ushtrisë Gjermane.