Botë

Gjashtë të vdekur dhe 149 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut 

Gjashtë të vdekur dhe 149 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut 
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Tre nga viktimat janë nga Shkupi, ndërsa tre të tjerët janë nga Kumanova, Shtipi dhe Berova.Viktimat, siç thuhet në njoftim, kishin edhe probleme tjera shëndetësore para se të diagnostikoheshin me COVID-19.