Botë

Ditë rekorde me raste të reja me koronavirus në botë

Ditë rekorde me raste të reja me koronavirus në botë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për rritje rekorde të rasteve të reja me koronavirus në botë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 212 mijë e 326 raste të reja me COVID-19.

Numri më i madh i rasteve ishte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili e India, sipas raportit ditor, shkruan “The Guardian”. Rekordi i mëhershëm ishte 189 mijë më 28 qershor.