Botë

Një tërmet 6,6 ballë Rihter godet brigjet e Indonezisë

Një tërmet 6,6 ballë Rihter godet brigjet e Indonezisë

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet e ishullit Java në Indonezi, njoftoi observatori amerikan USGS, por nuk ka shkaktuar shumë dëme, sipas autoriteteve lokale.

”Tërmeti i fortë ndodhi në një thellësi prej më shumë se 500 kilometrash”, theksoi USGS dhe është ndjerë në disa rajone të arkipelagut.