Botë

Presidenti i Brazilit thotë se hidroksiklorikina do ta kurojë nga COVID-19

Presidenti i Brazilit thotë se hidroksiklorikina do ta kurojë nga COVID-19

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është i bindur se ai do të rikuperohet shpejt nga koronavirusi i ri fal trajtimit me hidroksiklorikinë, ilaçin kundër malarias që nuk është dëshmuar se ka ndonjë efikasitet në luftën kundër COVID-19, shkruan agjencia AP.

Bolsonaro të martën ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai me muaj të tërë kishte qenë mohues ndaj virusit, ani pse Brazili është vendi i dytë me numrin më të madh të prekurve nga COVID-19.