Botë

OKB: Sulmi me dron nga SHBA e gjeneralit iranian ishte “vrasje arbitrare”

OKB: Sulmi me dron nga SHBA e gjeneralit iranian ishte “vrasje arbitrare”

Si pjesë e një raporti të ri mbi vrasjet me dron, një hetuese e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se sulmi me dron nga Shtetet e Bashkuara që kishte në shënjestër gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani ishte një "vrasje arbitrare", dhe se sulmi hakmarrës i Iranit nuk ishte i justifikuar.

"Asnjë provë nuk është siguruar që dëshmon se Gjeneral Soleimani në mënyrë specifike po planifikonte një sulm të menjëhershëm kundër interesave të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Irak, për të cilin veprimi i menjëhershëm ishte i nevojshëm dhe i justifikuar," tha Agnes Callamard, raportuese speciale për ekzekutimet pa gjyq, ose arbitrare, në raportin e saj para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.