Botë

KE miraton planin gjerman prej 500 miliardë eurosh ndihma kundër Covid-19

KE miraton planin gjerman prej 500 miliardë eurosh ndihma kundër Covid-19

Bruksel, 8 korrik – Komisioni Europian ka aprovuar planet gjermane për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh (564 miliardë dollarë) për të mbështetur bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit.

Vendimi e çon shumën e fondeve të miratuara nga Gjermania në 600 miliardë euro, pasi organi ekzekutiv i BE-së më parë kishte dhënë aprovimin e tij për 100 miliardë euro fonde.