Botë

Biden premton ta përmbysë vendimin e Trumpit për tërheqjen nga OBSH-ja

Biden premton ta përmbysë vendimin e Trumpit për tërheqjen nga OBSH-ja

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, ka thënë se do ta kthejë mbrapsht vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për tërheqje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nëse fiton zgjedhjet në nëntor.

Trump formalisht ka nisur të martën tërheqjen nga OBSH-ja, pasi kishte paralajmëruar këtë lëvizje që nga maji. Ai ka thënë se OBSH-ja ka qenë nën kontroll të Kinës gjatë krizës së koronavirusit. Procesi i tërheqjes mund të zgjasë së paku një vit.