Botë

Tetë të vdekur dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Tetë të vdekur dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 163 raste të reja.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut ka treguar se nga 1794 mostra të testuara, 163 kanë rezultuar pozitive. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 230 persona.