Botë

Rreth 80 për qind e britanikëve të infektuar, pa simptoma

Rreth 80 për qind e britanikëve të infektuar, pa simptoma

Vetëm 22 për qind e personave që rezultojnë pozitivë në testet për koronavirus kanë raportuar se kanë pasur simptoma të sëmundjes në ditën kur i janë nënshtruar testit, ka bërë të ditur Zyra britanike për Statistika Ndërkombëtare.

Një gjë e tillë përbën shqetësim, pasi që njerëzit nuk mund ta dinë se e bartin virusin dhe se mund ta përhapin atë.